Liridon Leci: “Shqipëria është 20 vjet para nesh në infrastukturën sportive”

Çështja e stadiumeve në Kosovë është rikthyer sërish, pasi klubet kosovare që do zhvillojnë paraqitje në Evropë do të kenë shtëpi vendase vetëm stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Ish futbollisti kosovar, Liridon Leci shpreh keqardhje që në Kosovë nuk kemi më shumë se një stadium të licencuar dhe kjo po paraqet problem për ekipet tona, shkruan FFK.

Ai tha se Shqipëria është shumë para nesh në aspektin e infrastrukturës sportive.

“Shqipëria është 20 vjet para nesh në infrastrukturën sportive”, tha Leci në emisionin ‘Kampionët’.

“Se kuptoj pse politikanët nuk po ndikojnë në këtë aspekt”, përfundoi ai.

SC Gjilani afër akordit me ish-reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut

Drejtori i përgjithshëm i FC Priishtinës, Artan Osman: Mund të ketë pak vonesa disa ditë, por ajo që dihet është se Kuvendi do të mbahet