Liridon Latifi largohet nga Vllaznia, gati nënshkrimi me gjigantin shqiptar

Liridon Latifi nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Sulmuesit nga Prishtina i ka përfunduar kontrata dy vjeçare që kishte me kuqeblutë dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin e bashkëpunimit.

Mësohet se shkodranët i kanë ofruar Latifit një kontratë të re, por me pagë më të ulët se ajo që ka përfituar gjatë këtyre dy sezoneve, të ndikuar edhe nga dëmtimet e shpeshta të sulmuesit, që ka qëndruar shpesh në infermieri.

Pikërisht për këtë arsye, Latifi duket se ka vendosur të refuzojë rinovimin, teksa kjo është konfirmuar me mungesën e tij në nisje të përgatitjeve europiane të kuqebluve, këtë të hënë.

Megjithatë e ardhmja e Latifit pritet të jetë sërish në Kategorinë Superiore, pasi SuperSport mëson se sulmuesi është në negociata të avancuara me Tiranën dhe pritet të firmosë me bardheblutë, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, në prag të eliminatoreve të Conference League.

Latifi është një dëshirë e vjetër e Tiranës, që provoi ta marrë edhe dy vite më parë, por atëherë sulmuesi zgjodhi të firmosë me Vllazninë, ku ia doli të fitojë edhe një Kupë Shqipërie sezonin e kaluar.

Nuggets shpallen kampion të NBA për herë të parë në histori të klubit

FFK u dërgon letër klubeve: Pjesëmarrja në Ligën U21 është obligative