Liridon Kukaj i jep fund karrierës në futbollin aktiv

Liridon Kukaj sot është pensionuar nga futbollit aktiv në moshën 38 vjeçare, duke zhvilluar ndeshjen e fundit të karrierës me klubin KF KEK-u.

 

Qendërmbrojtësi Kukaj sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit të karrierës së tij në ndeshjen e Kupës të Kosovës me skuadrën e KEK-ut kundër Trepçës, të cilën e fitoi me rezultat 1:0.

Pensionimin e tij e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Enis Nasufi, i cili ka publikuar një fotografi me Kukajn në rrjetin e tij social Facebook.

Klubi ‘elektricist’ i ka bërë dhuratë një fanellë me numrin e tij si shenjë falënderimi për kontributin e tij në vitet e fundit në klub.

Kukaj ka një karrierë të bujshme në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube të ndryshme, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës dhe Gramozi.

Ai momentet më të mira të karrierës i kaloi me FC Prishtina, me të cilën fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Rikthehet Eriksen, i nis stërvitjet me skuadrën daneze

Vazhdon kriza e madhe te Vëllaznimi, futbollisti njofton largimin për arsye financiare