Liridon Krasniqi e takon Ronaldinhon, i thotë ta përmend emrin e këtij shteti

Legjenda e futbollit, Ronaldinho, si gjithmonë dihet se i ka në qejf pushimet. 

Mirëpo, derisa ishte me pushime, ai u takua me futbollistin nga Kosova, Liridon Krasniqin, shkruan Gazeta Olle.

Takimi i kosovarit me yllin brazilian ndodhi në Dubai.

Krasniqi madje publikoi një fotografi me të në Instagram, ku kishte një shkrim interesant: “Kur legjenda takon legjendën”. 

Kurse në një video tjetër e “detyron” Ronaldinhon ta përmend emrin e kombëtares së Malajzisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MATDON (@liridonkrasniqi_8)

 

Krasniqi luan te ekipi australian, Newcaste Jets, ndërsa së fundmi është ftuar nga Malajzia për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022./Gazeta Olle/