Liridon Fetahaj shumë i fortë për Ligën e Parë, i rrëzon kundërshtarët si thasë patatesh (VIDEO)

Afatin e dimrit u rikthye përsëri tek skuadra e zemrës.

Liridon Fetahaj la pas aventurën me Ballkanin për t’iu bashkangjitur Lirisë në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

“Arpagjikt” e super përforcuar kanë mbetur shumë mbrapa në garën për Superligë, por që do jenë rival serioz për të gjithë e treguan qysh në start.

Ata barazuan pa gola në Klinë kundër Dukagjinit.

Fetahaj pati performancë të mirë, teksa një aksion i tij la mbresa më së shumti nga i gjithë takimi.

Ai kaloi 3 mbrojtës të rivalëve sikur të mos ishin fare, madje i rrëzoi edhe në tokë.

VIDEO: