Liridon Balaj largohet nga futbolli zviceran dhe nënshkruan me klubin shqiptar

Liridon Balaj është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit korçar.

25 vjeçari ka luajtur në kampionatin belg me ekipin e Deinze ashtu siç ka luajtur në Zvicër me ekipin e Aarau e po ashtu në Kosovë me ekipin e Besës së Pejës.

Sulmuesi ka veshur për disa ndeshje edhe fanellën e ekipit kombëtar të Kosovës në vitin 2021.

Anësori së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës zvicerane Schaffhausen, derisa tani do ta vesh fanellën e Skënderbeut.

Flet njeriu i momentit tek Gjilani, Robert Rrahmani: Projekti i klubit më bindi, synojmë daljen në Evropë

Bayerni trondit Dinamo Zagrebin, e mposht me rezultat 9-2