Liria pas barazimit pa gola ndaj Dukagjinit, zyrtarisht në edicionin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Skuadra e Prizrenit, pavarësisht transferimeve të shumta, nuk ia doli të tregonte vetën në elitën e futbollit kosovar.
Kur janë zhvilluar 30 ndeshje në Superligë, Liria ka vetëm 10 pikë, me një fitore dhe shtatë barazime, ndërsa në ndeshjet tjera të gjitha humbje.
Liria u ngjit në Superligë sezonin e kaluar, por nuk rezistoi më shumë se një vit në elitën e futbollit të Kosovës.
Ky sezon u karakterizua edhe me ndryshime të shumta dhe shpeshta në krye të shtabit teknik.
Skuadra nga Prizreni ka hasur në vështirësi të shumta viteve të fundit, të cilat kryesisht i ka kaluar në Ligën e Parë.
Liria është klub me emër në futbollin e Kosovës, ku ka një titull dhe dy Kupa të Kosovës të fituara.