Liria vjen me një komunikatë skandaloze sa i përket anës drejtshkrimore dhe njofton se Begolli do të vazhdoj në klub

Gjatë ditës së sotme është raportuar se KF Liria ka larguar Granit Begollin dhe ka afruar një trajner turk.

Sipas raportimeve, në vend të tij do të emërohej ish-futbollisti i njohur turk, Ramazan Kursunlu.

Megjithatë, pak minuta më parë, KF Liria me komunikatë zyrtare ka përgënjeshtruar këto lajme, shkruan Gazeta Olle.

Sipas tyre, ky lajm ishte një dezinformatë dhe përkundrazi në klubin prizrenas ka vetëm unitet dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

Shqetësuese në këtë reagim janë gabimet e shumta drejtshkrimore, ku edhe kundërshtarit të radhës ia kanë ndryshuar emrin nga Vëllaznimi në Vllazërim.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje nga KF Liria: 

Para pak ore ka qarkullue një deziformat nëper dy apo tre portale te “famshme” se gjoja KF Liria ka largue Trejnerin Begolli.
Ky sajim qe eshte bërë ne keto portale është i PA VERTET dhe si i till është bërë nga dashakeqësit e KF Liria , pikrishtë një ditë para ndeshjes me Vllazërimin , e që kjo ndeshje ka rendesi te veqant per klubin tonë , sepse me nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje , Kf Liria do t’i afrohet barazhit per kthimë në superligë.
Me këtë rast njoftojmë sportdashësit Prizrenas , e në veqant adhuruesit e KF Liria , se ne klub SKA largime , por vetem unitet , dhe një atmosfer te jashtëzakonshme ,e mobilizuese drejt suksesit.

Q.Krasniqi

Datë ,19.04.2022

/Gazeta Olle/

Hendbollistet e reja e luajnë edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar

Talenti i madh i Ramiz Sadikut merr dy ftesa në të njëjtën kohë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria (Foto)