Liria po i kërkon pesë lojtarë me emër

Liria nuk ëshë duke pushuar. Klubi prizrenas është në vlugun më të madh të përforcimit të skuadrës me lojtarë të rinj, por edhe njëherit ndaljes së lojtarëve që bartën barrën kryesore për inkuadrim në Superligë.

Klubi ka vazhduar kontratën me qendërsulmuesin Qëndrim Gashi, derisa ka lidhur kontratat me lojtarët që shihen me të ardhme të ndritur.

“Ajo që mund të them është se klubi ka vazhduar kontratën me qendërsulmuesin Qëndrim Gashi, si dhe ka lidhur me kontrata juniorët: Behar Dina, Albin Memaj, Eduard Badalli e Ilir Mustafa, që të gjithë luajtën me mjaft sukses në ndeshjet e fundit, madje Mustafa shënoi dy gola e Memaj tre”, deklaroi për GazetaOlle.com, zëdhënësi i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj.

Ndërkohë, burime të Olles bëjnë të ditur se Liria është në bisedime me disa futbollistë tjerë.

Mbrojtësi me emër, Visar Berisha, që së fundi luajti për Ballkanin mund të jetë ardhja e parë, kurse thuajse punë e kryer është edhe transferimi i mesfushorit Alban Dylazeka nga Vëllaznimi.

Një tjetër portier përveç Enis Manxhollit me të cilin janë në bisedime prizrenasit është Deniz Troshupa i Hajvalisë, kurse negociatat me Kushtrim Mushicën e Prishtinës janë mbyllur, derisa po e kërkojnë mbrojtësin e majtë, Fisnik Ramadanaj të Prishtinës.