Liria vazhdon me Celinën

Të hënën mbrëma bordi i klubit Liria mbajti mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u shqyrtua puna për vitin 2015.

Fokusi ka qenë se në pranverë nevojitet organizim dhe njëherit mobilizim i shtuar për të arritur plasman sa më të mirë.

Në mbledhje u raportua se është arritur marrëveshja që edhe në stinorin pranveror ekipin ta drejtoj Erdogan Celina.

Ai pati marrëveshje fillestare që të drejtoj ekipin deri në përfundim të stinorit. Folësit kanë vlerësuar pozitive performansën e kryetrajnerit derisa Celina ka kërkuar disa përforcime, e që bordi mbetet të shikoj mundësitë.

U vendos që përgatitjet e ekipit të parë, të nisin me 11 janar 2016 dhe njëra nga fazat të kryhet në Durrës. /Olle/