Liria transferon dhjetë futbollistë, kryetari Krasniqi: Qëllimi dhe synimi ynë dihet qartë – kthimi në Superligë

KF Liria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë të Grupit A, në Ligën e Parë të Kosovës, me 19 pikë në 14 ndeshje, tetë më pak se vendi i parë, të cilin e mbanë, Trepça ’89.

Skuadra nga Prizreni përkundër kushteve të mire brenda klubit, nuk ka arritur rezultate të knaqshme në pjesën e parë kampionale, por shpresat janë të mëdha në vazhdim, shkruan Gazeta Olle.

Prizrenasit kanë arritur marrëveshje me dhjetë futbollistë në afatin kalimtar të janarit, bëhet fjalë për Viktor Kuka, Roni Gashi, Astrit Berisha, Hawes Stewart, Daniel Goncalves, Altin Aliu, Endrit Vitija, Festim Haxhiu, Nderim Hasani dhe Visar Berisha.

Në një intervistë për Gazeta Olle, kryetari i KF Lirisë, Qemajl Krasniqi flet për gjendjen momentale të klubit dhe synimet në vazhdim.

“Në vazhdën e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021/22, Ne drejtuesit e klubit, tani jemi afër përmbylljes së marrëveshjeve me futbollistë. Aktualisht kemi sjellur freski dhe përforcime, diku rreth dhjetë sosh. Qëllimi dhe synimi ynë dihet qartë, kthimi në Superligë, sepse s’ka alternativë tjetër”, tha fillimisht Krasniqi.

Tutje, presidenti i Lirisë tregon se në klubin e tij ka motiv të madh për punë dhe nuk mungon asgjë. duke filluar nga pagat e deri tek transporti e rekuizitat e nevojshe.

“Në skuadrën tonë tani nuk mungon asgjë përpos rezultateve, e këto tani shpresojmë t’i kthejmë. Janë krijuar rrethanat e reja, sepse ka motiv shtesë për punë, duke marrë perbazë përforcimet me lojtarë, pastaj ndryshimi në infrastrukturën e stadiumit, kushtet e mira të krijuara për lojtar, si pagat, ushqimi, fjetja, transporti, veshmbathjet dhe rekuizitat e nevojshme janë motiv shtesë që kjo skuadër te ‘’luftojë’’ në fushë për kthim në Superligë”, përfundoi Krasniqi për Olle.

Kujtojmë se skuadrën me traditë në Kosovë, gjatë stinorit pranveror do ta drejtojë trajneri, Granit Begolli, i cili mori detyrën pak kohë më parë.

Skuadra e Lirisë ka filluar përgatitjet nga data 5 janar, ku po punohet me intensitet të shtuar, kurse prej datës 26 janar, pergatitjet do të zhvillohen në Durrës. /Gazeta Olle/

 

 

Lajm i keq për Pele, kanceri i është përhapur në trup

Ballkani shkatërron skuadrën hungareze me rezultat tenistik