Liria sot priti një mysafir special në selinë e tyre

Liria e Prizrenit sot ka pritur një mysafir special.

Në selinë e klubit prizrenas, qëndroi ish mesfushori nga Mitrovica, Ibrahim Prekazi, përcjellë Gazeta Olle.

“Ish mesfushori ynë, mitrovicasi Ibrahim Prekazi sot na nderoi me një vizitë surprizë, me ç’rast u prit nga koordinatori i shkollës Gzim Hasi dhe Prof.SelaudinTabaku.

KF Liria e falenderon përzemërsisht Ibrahimin duke i deshiruar shëndet dhe jetë të gjatë”, shkruan faqja zyrtare e Lirisë në llogarinë e tyre në Facebook.

Kujtojmë, Liria këtë vit po luan në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku është në rrugë të mirë drejt ngjitjes në Superligë.

Kurse, që pas përfundimit të stinorit vjeshtor, kjo skuadër ka mbetur pa trajner, pasi ishte larguar shkodrani, Samuel Nikaj.