Liria ‘selam’ KEK-ut

Të shtunën në Kastriot, Liria do të sfidohet nga skuadra e KEK-ut. Ndeshja është e vlefshme për javën e XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Para kësaj sfide ‘bardhezinjtë’ shprehen të matur. Ata, nuk fshehin imperativin për rezultat pozitiv.

“Mendoj që ndeshja me Ramiz Sadikun i takon të kalaurës. Për të treguar se jemi ekip kompakt, dhe me synime duhet që në Kastriot të tregojmë vlerat. Ne, dijmë që atje do të jetë i vështirë ballafaqimi, por jo dhe i paarritshëm rezultati pozitiv”, ka thënë kryetrajneri, Skender Shengyli, pas stërvitjes të premten në mesditë, për portalin e klubit bardhëezi.

Liria, në këtë ndeshje udhëton me përbërjen më të mirë.Nuk, ka të ndëshkuar, apo të sëmurë, bëhet e ditur nga kampi ‘bardhezi’. Ndeshja, KEK-u-Liria, zhvillohet të shtunën në Kastriot, në ora 13.00.