Liria po vazhdon bisedimet me trajnerë, ende nuk ka marrëveshje finale

Liria pas largimit të Nedim Yigit, po vazhdon bisedimet me trajnerë për të gjetur pasardhësin e turkut.

Prizrenasit janë në vendin e fundit në renditje me vetëm tetë pikë nga 13 ndeshje dhe po kërkojnë një trajner që do t’i mbante në elitë.

Sot klubi ka reaguar përmes faqes zyrtare, duke thënë se janë në bisedime me disa lojtarë.

“Nuk ka asgjë zyrtare  për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim. Të gjithë emrat dhe përfoljet, janë spekulime”. thuhet në njoftimin e FC Liria.

Postimi i plotë nga FC Liria:

/Gazeta Olle/

 

Florent Muslija bashkohet me Kosovën për ndeshjen ndaj Izraelit

Marca: Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone