Liria përforcohet me Alban Dylazekën

Liria ka bërë përforcimin e parë të madh, duke marrë nga Vëllaznimi i Gjakovës, Alban Dylazekën.

Mesfushori gjakovar edhe më herët ishte pjesë e Lirisë, derisa skuadra garonte në Superligë.

Lajmin për kalimin e tij e ka konfirmuar lojtari.

“Arsyja pse kam vendosur të kalojë tek Liria është se para disa viteve kam luajtur në këtë skuadër dhe kam përjetuar çaste shumë të bukura. Kur m’u ofrua oferta nga kryesia e Lirisë e pranova, pasi në Prizren ku dinë të respektojnë dhe një qytet i dashur për mua”, deklaroi Dylazeka për GazetaOlle.com.

“Kontratën e kam bërë njëvjeçare”, shtoi ai.

Dylazeka së fundi ishte në Vëllaznim, ku bashkë me lojtarët tjerë me përvojë u ndanë nga klubi kuqezi, i cili iu ka ende paga borxh. (Gazeta Olle)

dylazekaaa

dylazekaa