Liria pa trajner, futbollistët po stërviten vet – shumë largime prej klubit

Kampionati i ri në Ligën e Parë do të nis pak më shumë se tri javë.

Shumë klube janë riorganizuar dhe tashmë ka kohë që kanë filluar edhe stërvitjet, por kjo nuk po ndodh me Lirinë.

Kjo e fundit tash e sa kohë ka mbet pa trajner dhe për pasojë disa lojtarë po stërviten vet.

Gazeta Olle mëson nga burimet brenda klubit se shkaku i problemeve financiare tashmë disa prej
futbollistëve nuk po dalin në ushtrime gjersa tashmë portieri Armend Ruxhi dhe Roni Gashi janë larguar nga klubi.

Gjithashtu edhe lojtarët e huaj janë liruar me të përfunduar sezoni i kaluar.

Theksojmë se klubi po kërkon pronar privat, por që deri më tani asnjë investitor nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Ndryshe, sezona 2021/22 do të startojë më 28 gusht, ku në grupin A me klubin prizrenas bëjnë edhe klubet me renome Vëllaznimi, Trepça, Trepça ’89 dhe Besa. /Gazeta Olle/

Rron Broja tregon arsyen pse zgjodhi Dritën

Lajm fantastik, propozohet liga e U21