Liria nuk ndalet

Kryetrajneri i Lirisë, Erdogan Celina, edhe pas përfundimit të pjesë vjeshtore, ka vijuar me përgatitjet e skuadrës.

“Po punojmë tre herë në javë, pasiqë pauza mes sezonit vjeshtor dhe pranveror është e gjatë. Po mundohemi që të mbajmë ritmin dhe kështu do të jetë deri më 22-23 dhjetor”, ka thënë Erdogan Celina për ueb faqen e skuadrës.