Liria mposhtet nga ekipi i cili garon në Ligën e Dytë të Kosovës

Liria është mposhtur në miqësoren e parë përgatitore ndaj Prizrenit që garon në Ligën e Dytë të Kosovës,  me rezultat minimal 1:0.

Dy ekipet prizrenase janë takuar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” në Prizren.

FC Prizreni zhvilloi një takim kontrollues-miqësor, me FC LIRIA, ku djemtë tanë shfaqën një performancë mbresëlënëse për ç’gjë ne i urojmë dhe i përgëzojmë.” thuhet në njoftimin e klubit të Prizrenit.

Liria garon në Superligës e Kosovës dhe gjendet në pozitën e fundit të tabelës, ndërsa Prizreni ka një ecuri pozitive në Ligën e Dytë ku ka grumbulluar 38 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë të tabelës. /Gazeta Olle/

 

 

 

Suarez: S’e mendoja se do të luaja sërish me Messin

Malisheva e përfundon kampin stërvitor, gjithçka gati për stinorin e ri