Liria ka arritur të fitoj ndeshjen e parë të barazhit ndaj Ulpianës me rezultat 3-1.
Vetëm pas katër minutave lojë prizrenasit kanë kaluar në epërsi me anë të mbrojtësit Likaj që realizoi gol brenda zonës për 1-0.
Goli i dytë në këtë takim u shënua në fundin e pjesës së parë, me mbrojtësin e majtë Megameno që realizoi një gol spektakolar.
Liria e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur Beseni realizoi për 0-3 në minutën e 52-të.
Krejt çfarë bëri skuadra lipjanase ishte goli i nderit i realizuar nga Emini në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 1-3.
Në ndeshjen finale të barazhit, Liria do të përballet me vendin e shtatë që do të përfundojë në Albi Mall Superligë dhe aty do të jenë Ferizaj ose Trepça ’89. /Gazeta Olle/