Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Ligën e Parë të Kosovës.
Liria ka arritur fitore të madhe ndaj Feronikelit, fitore që erdhi në frymën e fundit me rezultat 2-1.
Sulmuesi afrikan Megameno kaloi vendasit në epërsi 1-0 në minutën e gjashtë, derisa Feronikeli barazoi me Hysenin nga penalltia në minutën e 63-të.
Por golin e fitores Lirisë ia siguroi Liridon Fetahaj me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 93-të.
Fitore ka realizuar edhe Ulpiana që ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me rezultat 0-1 kur realizoi Avdyli në minutën e gjashtë. Fidan Gërbeshi barazoi rezultatin në 1-1 kur kaluan një orë lojë, derisa për 2-1 shënoi Sadiku.
E për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Statovci i vendasve në minutën e fundit të ndeshjes. /Gazeta Olle/