Liria me tre kapitenë për 90 minuta në Gjakovë

Lirisë i ka ndodhur diçka e pabesueshme dje në udhëtimin në Gjakovë, ku u mposht nga Vëllaznimi.

Gjatë 90 minutave, skuadra prizrenase ka pasur tre kapitenë të ndryshëm, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndeshjen me shiritin e kapitenit e nisi Meriton Korenica, ndërsa pas lëndimit të tij e mori Mustafa.

Ky i fundit më vonë u zëvendësua dhe ia dorëzoi shiritin e kapitenit Memajt.

Ndryshe, “freskia” e kapitenëve gjatë gjithë kohës nuk iu bëri punë bardhezinjve, që dolën kokëulur nga Gjakova.

Vëllaznimi e fitoi derbin e madh të Rrafshit të Dukagjinit me rezultat minimal 1:0, falë golit të Albutrint Morinës.

vellaznimi liria 21014674_1817290241629531_1628083738_o