Liria me topa

Vazhdojnë ndihmat për KF Liria. Klubi nga Prizreni sot pranoi topa të cilësisë së lartë, nga firma “Hapi”.

“Sot pranuam topa mjaftë cilësor nga firma “Hapi”. Kjo është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet KF “Liria” dhe kësaj firme, e cila është përfaqësuese e “Reebok” dhe “Adidas”. Bashkëpunimi pritet të shtohet në të ardhmen”, tha Erxhan Dana, anëtar i Bordit.

Liria garon në Ligën e Parë, me aspirata të mëdha për t’u rikthyer në Superligë. (Gazeta Olle)