Liria luajti miqësore me Dardanën në Durrës, pastaj u kthye për Kosovë

Disa skuadra e kanë nisur sezonin pranveror me ndeshjet e Kupës së Kosovës, ndërsa disa ekipe tjera ende janë në fazën përgatitore.

Sot është zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore mes ekipeve të Ligës së Parë.

Në qytetin bregdetar të Durrësit janë takuar Liria e Prizrenit dhe Dardana.

Kjo ndeshje ka përfunduar me fitoren e prizrenasve me rezultatin 2-1.

Golat për “bardhezinjtë” i realizuan Baldzyiski dhe Blendi Memaj.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Lirisë ka përfunduar fazën përgatitore në Shqipëri dhe kësisoj ka marrë rrugë drejt Kosovës.