Pasi është rikthyer në Superligën e Kosovës, Liria ka filluar të përgatitet për një “merkato të nxehtë”.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Albin Kapra është një nga futbollistët që skuadra nga Prizreni ka shprehur interesim.
Burime të RTV Dukagjinit, bëjnë të ditur se Kapra është kontaktuar nga bardhezinjtë për një transferim të mundshëm.
22 vjeçari konsiderohet si një futbollist me persepktivë dhe do të ishte një përforcim i madh për Lirinë.
Futbollisti i lindur në vitin 2000, paraprakisht ka qenë pjesë e Drenicës në formë huazimi, teksa këtë sezon u shpall kampion i Superligës me Ballkanin.