Liria: Fetahaj te Prishtina sepse i skadoi kontrata

Liridon Fetahaj ishte transferimi i ditës në Vala Superligë, të cilin e bëri klubi i Prishtinës.

Bardhekaltërit rrëmbyen prizrenasin nga Liria, ndërsa tani ka ardhur edhe reagimi i klubit bardhezi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një njoftimi për shtyp ku paralajmëroi trajner dhe super-transferime të reja, Liria tha disa fjalë edhe për Fetahajn.

“Tashmë pos nigerianëve e ganezëve, Liria është ndarë me Liridon Fetahajn, që i ka skaduar kontrata”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

fetahajj

Fetahaj: Me zemër në klubin me emër kaq të madh

“Prishtina më ka ofruar kushtet më të mira dhe jo vetëm kjo, por kam ardhur qindpërqindtë me zemër.  E vërtet se Prishtina më ka kërkuar tani e katër vite, por tani besoj se janë pjekur kushtet për një emër të madh siç është Prishtina”.

“Kam ardhur të luaj futboll, t’i tregoj të gjitha cilësitë e mia që të kontribuoj sa më shumë duke ndihmuar klubin që të rikthej titullin e munguar tani kaq shumë vite dhe që vitin tjetër të shkojmë në kualifikime të Ligës së kampionëve”, ka thënë ish-10 i Lirisë, Liridon Fetahaj.

fetahajliridon