Liria ka bërë një nga befasitë e këtij rrethi të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Prizreni, ka eliminuar skuadrën e Superligës Ferizajn, me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.
Por fundit i ndeshjes dha tre karton të kuq.
Tre futbollistët e Ferizajt, Kuka, Jashari dhe Çerkini janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Erdall Zasella.
E fundi i ndeshjes më pas dhuroi tensione, duke bërë që gjyqtarët e këtij takimi të shoqërohen në zhveshtore nga Policia e Kosovës.
Kurse, kalimin tutje tashmë në Kupën e Kosovës, krahas Lirisë e siguruan edhe Gjilani, Prishtina, Ballkani, Vushtrria, Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini./Gazeta Olle