Liria e re, me ambiciet e reja

Të mërkuren në ‘Përparim Thaçi’, Liria nisi përgatitjet për edicionin e ri garues, ku ‘bardhezinjtë’,  kthehen pas dy edicionesh të kaluara në një rang më të ulët.

Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët konkurues për përbërjen më të mirë, sikurse edhe përforcimet e ardhura nga Vëllaznimi,

Altik Muhaxhiri, Alban Dylazeka dhe Robert Gjeraj, krahas të tjerëve vendor, e nisën me përkushtim punën.

‘Do të ketë punë shumë profesionale dhe natyrishtë do të kërkojmë shumë angazhime dhe punë nga ju. Liria, ka synim që në stinorin vijues të radhitet lartë. Nuk do të ketë pardon për ata që shkelin rregullat, në këtë rast disiplinën.Të gjithë do të keni rastin të dëshmoheni”, ka thënë në adresimin e parë, Skender Shengyli.

Ndryshe, po sot, Bordi ka njohtuar me vendimin futbollistët që luajnë futboll të vogël, përkatësishtë pasojat.

Ndërkaq, Nehari Toska, pohoi se:  “Sjellja e lojtarëve nga jashtë nuk do të thotë që ata janë më të mirë. Ne, do të sjellim edhe lojtarë të tjerë këto ditë, për të rritur konkurencën, ngase synimet janë që të bëjmë një skuadër të fortë e me ambicie’.

Alban Dylazeka, pohoi të jetë i  kënaqur me rikthimin e tij. ‘Në Liri kam qenë dhe më herët dhe kam përjetuar momente të bukura. Shpresoj që sërish të jemi skuadër që bënë diferencën’.

Nesër,  në stërvitje te Liria do të paraqitet edhe Blendi Memaj, një 20-të vjecar, që ka qenë pjesë e Akademisë së KF “Liria”, e që tre vjet rreshtë ishte tek skuadra turke Beshiktash. Një stinor tek Rabotniqiki, si dhe tek Trepca ‘89, ku si pasoj e lëndimit, nuk ishte paraqitur.

Ndërkoh, që po punohet në sjelljen e lojtarëve edhe nga Uruguaji, Italia dhe Brazili. Që të gjithë fillimishtë do të testohen.