Liria – Dinamo Zagreb, ja marrëveshja e nënshkruar sot

Të dielën, para ndeshjes Liria-Prishtina, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Lirisë e Dinamos së Zarebit.

Marrëveshjen për KF Liria e nënshkroi, kryetari Mirsad Çollaku, ndërsa për NK Dinamo, Marijan Vlak, drejtor i Shkollës së Futbollit.

Nënshkruesit kanë pohuar se  marrëveshja është e rëndësisë reciproke dhe ajo do të rrisë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Pikat e marrëveshjes

Neni 1

Kjo kontratë përcakton parametrat për bashkëpunim sportiv, në mes të Dinamos dhe Lirisë.

Neni 2

Liria obligohet që Dinamo, e para të ketë të drejtën e zgjedhjes së lojtarëve të cilët janë anëtarë të Lirisë, e që përfshinë edhe lojtarët e Lirisë të huazuar te klubet e tjera.

Neni3

Dinamo merr përsipër që në rast të interesit për ndonjë lojtarë, me shkrim do të njoftoj Lirinë për interesimin e treguar.

Neni 4

Dinamo merr përsipër të mbështes Lirinë në punë, e në veçanti në segmentin e zhvillimit të lojtarëve dhe të profesionit. Për këtë qëllim, Dinamo do të angazhohet, sa të ketë mundësi, që Lirisë t’i ofroj ndihmë në këto forma:

  1. a) të lejojë përdorimin e pjesëve të planit dhe programit të punës, si dhe të ndihmojë në hartimin e planit dhe programit të vet të punës,
  2. b) trajnerë dhe fëmijët e shkollës së Lirisë, do të kenë mundësi për t’u edukuar më tej dhe për t’u përsosur përmes programeve të Dinamos si dhe të marrin pjesë në trajnimet dhe kolegjiumet e Dinamos,
  3. c) trajnerët e Dinamos sipas mundësive do të marrin pjesë në punën e Lirisë.

Neni 5

Kjo marrëveshje një shenjë të dakordimit nënshkruhet nga të dyja palët, marrëveshja lidhet për një periudhë kohore të pacaktuar.

Neni 6.

Në rast të ndërprerjes së interesit për bashkëpunim, marrëveshja mund të ndërpritet në mënyrë të një anshme duke i dërguar një letër palësë tjetër, me të cilën informohet se bashkëpunimi është ndërprerë. Marrëveshja e bashkëpunimit konsiderohet e ndërprerë me aktin e dërgimit të njoftimit në formë të shkruar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Neni 7

Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, dhe të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme që mund të rrjedhin nga kjo marrëveshje do të zgjidhet ekskluzivisht me marrëveshje.

Prizren, 24.04.2016