Liria: Brenda tri ditësh prezantojmë trajnerin e njohur dhe disa super-transferime

Liria do të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar, në mënyrë që në sezonin e ri të mos luftojë për mbijetesë.

Prizrenasit kanë bërë të ditur që shumë shpejtë do të bëhen me trajner të ri, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një njoftimi për shtyp, Liria ka paralajmëruar që brenda tri ditësh do ta prezantojë trajnerin e ri dhe ardhjen e disa super-përforcimeve.

liria 4545

“Një super trajner dhe disa super përforcime te Liria. Drejtuesit e KF ‘Liria’, janë në vlugun e përgatitjeve për fillimin e stinorit të ri garues. Në këtë aspekt ‘bardhezinjtë’ shpejt do të njohtohen me drejtuesin e pankinës.Kryetrajneri i ri do të jetë me emër.

Një ish futbollist i njohur dhe tashmë trajner me licenc profi (jashtë Kosovës). Liria, poashtu ka marrë një sulmues-bomber dhe është në biseda me të tjerët.Spikatin negociatat me një super mes fushor që luan në Europ.

Emrat që Liria, po tenton t’i sjell, me disa veq është kryer ‘pazari’, janë futbollistë që luajnë në Europ’, ka thënë burimi brenda klubit, duke mos dashur të zbardhë detaje. Zyrtarizimi i trajnerit të ri dhe sulmuesit, do të bëhet pas 3 ditësh. Ndërsa, negociatat po vazhdojnë edhe me të tjerë futbollistë (përfshirë edhe një portier) që janë edhe nga kampionati shqiptar, ku Liria zakonishtë ‘peshkon’”, thuhet në njoftimin për shtyp.

cats