Liria e Bledi Shkëmbit ndodhet në vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik.
Prizrenasit kanë aranzhuar dy miqësore me dy super-skuadra që vijnë nga kampionati shqiptar.
Së pari më 7 gusht Liria ballafaqohet me Kukësin në Pezë-Helmës, ndërkohë pesë ditë më pas luan në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës.
Kujtojmë që Liria ka zhvilluar një fazë të ngjshur përgatitore me shumë ndeshje kontrolluese.
7 gusht: Kukesi – Liria (Pezë-Helmës),
12 gusht: Tirana – Liria (Selman Stermasi).