Lir Sopi, talenti 10-vjeçar me të ardhme të ndritur në Angli

Është vetëm 10-vjeçar, por e ardhmja e tij duket të jetë e ndritshme.

Talenti Lir Sopi, është duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve në Angli. Ai luan me grupmoshat e reja të Crystal Palace.

Është sulmues i krahut të majtë. Liri, me prejardhje nga Prishtina, inspirimin e gjen tek idhulli i tij, Lionel Messi, ndërsa ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Premier Ligën angleze dhe të kontribuojë për Kombëtaren e Kosovën.

“Që tani e ndjekin skaut të Arsenalit, QPR, Chelseat dhe Ëatfordit. Më herët ka qenë edhe pjesë e Arsenalit”, thotë prindi i tij, Adriani.

Ai tregon se ajo që e dallon më së shumti nga moshatarët e tij Lirin është aftësia e tij me topin dhe loja e mirë me këmbën e majtë.

Në turneun e Ëatfordit për U-10, Liri u shpall lojtari më i mirë dhe golëshënuesi më i mirë me 44 gola në 20 ndeshje. Statistikat e tij impresionuese dhe çmimet e fituara këtë vit, bëjnë që për Lirin në të ardhmen do të flitet shumë. /Gazeta Olle/

Astrit Fazliu “thumbon” kundërshtarët: Disa e fillojnë garën për titull, e përfundojnë në mesin e tabelës

Mësohet se për cilën modele e la Eros Grezda Oriolën