Liqeni kampion i Kosovës në futsall për herë të dytë radhazi

Liqeni ka arritur të shpallet kampion i Kosovës në futsall pas dy fitoreve ndaj Liburnit.

Drenicasit fillimisht fituan në Gjakovë me rezultat 5-2, ndërsa sot në vendin e tyre fituan edhe ndeshjen e dytë.

Koha e rregullt u mbyll 4-4 dhe pas penalltive, Liqeni arriti të fitojë me rezultat 5-3.

Kjo është hera e dytë radhazi që Liqeni shpallet kampion i Kosovës.

Pas ndeshjes mysafirët kishin kritika të mëdha në gjykimin e ndeshjes nga gjyqtarët Besart Ismajli dhe Besart Beqiri.

Gjakovarët madje kritikuan edhe delegatin e ndeshjes dhe Komisionin e Futsallit.

Pamje nga dasma e Arbër Zenelit me bukuroshen Dafina Hiseni (Video)

Fillon rregullimi i fushave të futbollit në Klinë dhe Pejë, Ademi i ndjek nga afër punimet