Liqeni e nis me fitore Championsin

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës “Maind Round” në UEFA Futsal Champions League.

Skuadra nga Drenasi ka arritur ta mposhtë skuadrën daneze, Gentofte, me rezultat 4:2.

Ky rreth i garave po zhvillohet në Prishtinë, derisa krahas këtyre dy skuadrave pjesë e Grupit 6 janë edhe Piast Gilwice dhe Stalitsa Minsk.

Golat për Liqenin i shënuan Jakup Ramadani (2’ e 30’), Camilo Sanchez Nagles (28’) dhe Burgos Sandoval Eder (35’), derisa për danezët shënuan Rasmussen (20’), Mustak (28’) dhe Jorgensen (37’).

Ndeshjen e radhës Liqeni e zhvillon nesër kundër skuadrës polake, Piast Gliwice.

Reali mposhtet në Gjermani përballë Leipzigut

Llapi dhe Dukagjini sot zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga xhiro e 12-të