Liqeni dhe Prishtina sonte zhvillojnë finalen e dytë

FC Liqeni pret sot FC Prishtinën 01 në kuadër të ndeshjes së dytë finale të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve i takoi FC Prishtina 01 vetëm pas penalltive, në një ndeshje dramatike ku rezultati ndryshonte shumë shpesh.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe zhvillohet në palestrën “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Në rast fitoreje të FC Prishtinës, kryeqytetasit shpallen kampion, ndërsa në rast të fitores së Liqenit, do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë.

Për ata që nuk mund të jenë të pranishëm në Drenas, ndeshja do të jetë drejtpërdrejt në Art Motion.

Konsiderohet si një nga më të mirët në pozitën e tij, ky pritet të jetë largimi i parë nga Ballkani

Abazi konfirmon ankesën, pret që ta fitoj ndeshjen me rezultat zyrtar