Lionel Messi, super-lajmi i mbrëmjes

Lionel Messi është futbollisti me më së shumti asistime në La Liga. Futbollisti argjentinas në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, e ka shkruar historinë, shkruan “Marca”.

Ai e ka arritur shifrën e 121 asistimeve në elitën e futbollit spanjoll, duke u bërë lojtari që ka bërë më së shumti asistime në histori të La Ligas.

Ndryshe, Messi këtë sezon ka bërë në total 11 asistime, tri më pak se Luis Suarez, që kryeson renditjen në Spanjë.