Linfield konfirmon për Gazetën Olle se do të transmetojë ndeshjen ndaj Dritës

Drita do të luajë sot ndeshjen finale të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve ndaj ekipit të Linfield.

Takimi pritet të fillojë prej orës 18:00 në Nyon të Zvicrës.

Klubi i Linfield ka konfirmuar për gazetën se do të transmetojë ndeshjen.

“Po, mund të konfirmojmë që do ta transmetojmë ndeshjen në kanalin tonë”, konfirmoi Linfield për Gazetën Olle.

Edhe kundërshtari tjetër i Dritës, Inter d’Escaldes, kishte transmetuar takimin e parë.

Ndryshe, Drita vazhdon të përballet me telashe rreth situatës me Covid-19 para ndeshjes. /Gazeta Olle/

Mes “1001” problemeve në Zvicër, Drita sot kërkon fitoren e kualifikimit ndaj Linfield