Limani: Ndaj Istogut vetëm fitore, kemi ekip për pozitat e para

Mesfushori kyç i Dritës, Mensur Limani, thotë që gjilanasit e kanë vetëm një alternativë sot ndaj Istogut dhe ato janë tri pikët.

“Do të futemi në lojë vetëm për fitore sepse tri pikët janë alternativa e vetme për Dritën në këtë ndeshje. A kemi ekip më të mirë se Istogu? Mund të them që kemi skuadër për të luftuar me pesë ekipet e para në tabelë, e jo me këto të fundit”, deklaroi Limani për Gazetaolle.com.

Ndeshja në Gjilan fillon në ora 15:00 dhe drejtohet nga kryesori Mentor Baliu.