Limani: Fitorja është çështje krenarie në qytet, ndaj Gjilanit kemi shumë “armë” të cilat do t’i shfrytëzojmë

Në mesjavë zhvillohet xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën takohen dy skuadrat lidere në tabelë, Gjilani – Drita, në derbin më të madh kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 ku ka folur edhe për derbin e madh lokal.

 

Sipas Limanit, skuadra e Dritës është gati që t’i përdorë të gjitha armët për t’iu kthyer fitoreve në derbi, e gjithashtu ka zbuluar rrezikun kryesor të kundërshtarit.

‘Inatet janë shtuar nga derbi i kaluar pasi që kemi humbur. Ne gjithqysh do të tentojmë ta rikthejmë fitoren, sepse përveç që i merr tri pikë është edhe çështje krenarie në qytet. Në derbin e kaluar në momentet tona më të mira erdhi në shprehje mjeshtëria e Prognit i cili realizoi nga gjuejtja e lirë. Në ndeshjen e mërkures do të tentojmë që mos të shkaktojmë faulla të tillë sepse rreziku kryesor i Gjilanit vjen nga ndërprerjet, por ne kemi shumë armë të cilat do t’i shfrytëzojmë ndaj tyre’, tha Limani.

Gjilani dhe Drita kryesojnë tabelën pas 14 xhirove në elitën e futbollit kosovar, me nga 25 pikë të mbledhura. /Gazeta Olle/

Lyon vs Marseille përfundimisht nuk do të rifillon

E zbulon Batatina, ja sa para fituan lojtarët e Llapit pas fitores ndaj Ballkanit