Limani: Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne por besoj që jemi të përgatitur mjaft mirë

Drita zhvillon nesër (e enjte) ndeshjen e kthimit si mysafire e Deçiqit në kuadër të raundit të parë në Ligën e Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës fituan 2-1 në takimin e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Para kësaj përballje kanë mbajtur konferencë për shtyp kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardian Limani.

Limani është pyetur nëse kanë filluar të mendojnë për kundërshtarin e raundit të dytë, skuadrën e madhe të Feyenoordit, por ai ka theksuar se në mendjen e ekipit është vetëm Deçiqi.

“Jo aspak, në mendjen tonë kemi vetëm ekipin e Deçiç, duhet të bëjmë ç’mos që ta kalojmë këtë ekip sepse ka shumë kualitet dhe janë ekip shumë cilësore. Ne fokusohemi nga ndeshja në ndeshje dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne por besoj që jemi të përgaditur mjaft mirë dhe shpresojmë që të kalojmë tutje”, ka përfunduar Limani.

Dueli mes Deçiqit dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Olle/

 

Fillon puna te Drenica, ‘blindohen’ katër futbollistët e rëndësishëm të skuadrës

Nuhiu: Për dallim nga ndeshja e parë, tanimë e njohim kundërshtarin