“Liman Gegaj” i Malishevës, një prej stadiumeve më të mira të Ligës së Parë

Malisheva është gati për edicionin e ri në Grupin A të Ligës së Parë, ku synon të bëjë një sezon të mirë pas disa transferimeve në skuadër.

Përpos klubit në aspektin organizativ dhe skuadrës në aspektin sportiv, gati për të hapur dyert për kampionatin 2020/21 duket edhe stadiumi i Malishevës, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi ka publikuar disa foto në faqen zyrtare, të cilat janë realizuar nga fotografi Astrit Hoti.

Impianti i quajtur “Liman Gegaj” duket në gjendje shumë të mirë.

Stadiumi ka një tribunë relativisht të madhe me karrige, që mundëson përcjelljen komode të ndeshjes.

E keqja e “Liman Gegajt”, në fakt si në shumë stadiume tjera të futbollit vendor, është fakti se bari është artificial dhe jo natyral.

Ky stadium është përuruar në vitin 2018. /Gazeta Olle/

Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj” Astrit Hoti Photography

Gepostet von FC Malisheva am Mittwoch, 16. September 2020