Xhiro e 28-të në elitën e futbollit francez Ligue 1 ka filluar me sfidën Lille – St Etienne.
Kjo ndeshje përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0, pasi përkundër rasteve të mira shënimi gola nuk pati në këtë sfidë.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova u paraqit në këtë sfidë në 30 minutat e fundit, kur u fut nga banka në vend të Hatem Ben Arfas.
Jusqu'à dimanche, une mise aux enchères des maillots portés permettra de récolter des fonds, reversés à la Fondation de Lille Solidarité Ukraine, pour venir en aide aux enfants, femmes et hommes touchés par cette crise.
Pour tenter de vous offrir ces maillots, c'est par ici ⤵
— LOSC (@losclive) March 12, 2022
Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille ka bërë një gjest shumë të bukur për t’i ndalë në ndihmë popullit ukrainas. Lille ka vendosur t’i nxjerr në ankand fanellat e kësaj sfide.
“Deri të dielën një ankand i fanellave të veshura do të mbledh fonde, për t’i dhuruar Fondacionit Lille në mënyrë që të solidarizohemi me Ukrainën duke i ndihmuar, fëmijët, gratë dhe burrat e prekur nga kjo krizë”, thuhet në njoftimin e Lille.
Ankandi ka filluar tanimë dhe Lille po pret që të ketë sa më shumë para të mbledhura për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas.
Deri më tani për faenllën e Edon Zhegrovës janë ofruar 164 euro, derisa më së shumti janë ofruar për fanellën e Hatem Ben Arfas 335.
Ky ankand do të jetë i hapur deri më datën 19 mars.