Lilaj dhe Zyba lirohen nga spitali, klubi nuk njofton kohëzgjatjen e mungesës

Sabijn Lilaj dhe Qëndrim Zyba në ndeshje ndaj Ferencvarosit kanë u larguan nga stadiumi me autoambulancë.

Dyshja kishin pësuar dëmtime në pjesën e dytë, gjë që u mendua se janë të rëndë, sidomos ai i Zybës.

Por klubi sot ka shkruar që dyshja janë liruar nga spitali, duke mos precizuar se sa do të mungojnë lojtarët.

“Edhe këso rastesh kalohen me disponim. Lilaj e Zyba që mbrëmë lëshuan spitalin”, thuhet në njoftim e klubit.

Prishtina pas një jave ka një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi dhe nuk dihet se a do të jenë të gatshëm dy lojtarët.

Prishtina do të vazhdojë garat në Konferencë Ligë ku do të takohet me humbësin e ndeshjes, Connah’s Quay Nomads  – Alashkert.

Ndeshja zhvillohet më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00.  /Gazeta Olle/

Xherdan Shaqiri fotografohet me legjendën Tuncay Sanli, shtohen zërat për transferim te Fenerbahce

Benjamin Kololli largohet nga futbolli evropian, do të nënshkruajë me ekipin aziatik