Lila zbulon bisedën me Shaqirin

Mbrojtësi i Parmës, Andi Lila është uruar nga të gjithë për golin që i shënoi Interit në barazimin 1:1 në Giuseppe Meazza të shtunën.

Reprezentuesi shqiptar u shpreh i lumtur me golin, por edhe zbuloi se para ndeshjes u takua me mesfushorin e Interit, Xherdan Shaqiri, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

“Shaqiri që para ndeshjes tregoi respekt, pasi edhe pse kemi luajtur kundër Zvicrës nuk kemi bisedua, por kësaj radhe po, madje ndërruam edhe fanellat pas pjesës së parë, pasi unë u zëvendësova”, deklaroi Lila për emisionin Procesi Sportiv në televizionin shqiptar Top Channel, përcjell Lajmi.net.

“Shaqiri është një çun zotni shumë i mirë, shumë respekt”, shtoi ai.