Lila ul pagën, por në pikëpytje qëndrimi

Një tjetër gjest për t’u marrë shembull nga lojtarët e Parmës. Futbollistët e klubit, që tashmë është zyrtarisht pjesë e Serisë B kanë pranuar të falin të gjitha detyrimet që skuadra e Parmës kishte për ta.

Por jo vetëm kaq. Lojtarët e Parmës kanë pranuar gjithashtu që të rishikojnë pagën e tyre dhe ajo të ketë një nivel me faktin që skuadra do të luajë në Serinë B. Edhe Andi Lila është një prej tyre, por pikëpyetjet mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar janë të shumta, shkruan golalb.com.

Ai ka deklaruar më parë se nuk do të qëndrojë në këtë skuadër dhe ka oferta nga disa ekipe të tjera. Megjithatë mbetet për t’u parë ecuria e tij me Parmën në këto ndeshjet e fundit. Ai është vlerësuar gjithmonë për aktivizimin e tij dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të ekipit verdheblu.