Lila: Ja pse fitojmë ndaj Armenisë

Fillimi i 2015 ka qenë mjaft intensiv për Andi Lilën si në jetën profesionale edhe në atë private. Fillimisht transferimi te Parma nga Pas Janina, debutimi i hidhur me skuadrën emiliane në Kupën e Italisë ndaj Cagliarit, ku pësoi një dëmtim serioz, për të më pas me golin e parë në ndeshjen e parë në Serinë A ndaj Sasuolos e deri tek ardhja në jetë e djalit të tij Ayan, shkruan Supersport.al. Për mbrojtësin kavajas, një fitore mundshme ndaj Armenisë në Elbasan Arena, do të ishte dhurata më e bukur në këto momente gëzimi në familjen e tij.

“Gjatë kësaj përiudhe më kanë ndodhur shumë gjëra dhe unë shpresoj shumë të fitorja me Armeninë. Do të ishte dhurata më e bukur për djalin tim por edhe për familjen time dhe të gjithë shqiptarët”.

Lila është i bindur se me një trepikësh ndaj Armenisë, shanset për një kualifikim të mundshëm në Francë 2016 do të jenë të mëdha.

“Kemi respekt maksimal për Armeninë, sepse fitorja si me Armeninë edhe me Danimarkën apo Portugalinë vlen tri pikë. Nëse fitojmë, vazhdimësia jonë në këto eliminatore do të jetë fantastike”.

Naser Aliji është një nga prurjet e reja të kombëtaren kuqezi, i vetmi futbollist që përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, fakt ky që e bën krenar mbrojtësin e majtë të Bazelit.

“Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares edhe pse përfaqësoj Iliridën. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time. Kam folur me Alban Bushin, Paolo Tramezzanin, të cilët më kanë shpjeguar sesi është situata në kombëtaren shqiptare”.

21-vjecari e ka të qartë se konkurrenca në kombëtare është e madhe por ai pret momentin e tij për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi.

“Të gjithë e dimë se sa futbollist i mirë është Ansi Agolli në krahun e majtë të mbrojtjes, gjithsesi unë do të jem jap maksimumin në stërvitje për të qenë i gatshëm në cdo moment për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi”.