Lila: Iu hakmora Handanoviçit

Mbrojtësi i Parmës, Andi Lila, e sheh golin e tij ndaj Interit si hakmarrje ndaj portierit Samir Handanoviç, për pritjet e pabesueshme që i bëri ky portier në sfidën Sllovenia-Shqipëria në kuadër të eliminatoreve të kaluara.

Ai e quajti golin në “San Siro” si të pabesueshëm, pasi që ëndrra e tij e madhe ishte që të luante një ditë në këtë stadium.

“Nuk i harroj pritjet që Handanoviç i bëri kundër Kombëtares sonë në ndeshjen që e zhvilluam në Slloveni. San Siro? Kur isha për herë të parë në këtë stadium u luta që të luajë këtu një ditë, e tani që shënova është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Lila, transmeton Gazetaolle.com.

Ky ishte goli i dytë i Lilës në Serie A, pasi që paraprakisht i shënoi edhe Sassuolos, po ashtu në udhëtim. /Gazeta Olle