“Likuidoi” Drenicën, Januzi sheh përpara: Radhën e ka Ferizaj!

Prishtina nisi furishëm rifillimin e edicionit të garave, duke mundur pastër Drenicën në gjysmëfinalen e Digitalb Kupës.

Bardhekaltërit fituan 3:0 me dy gola të Ahmed Januzit dhe një të Meriton Korenicës, përcjellë Gazeta Olle.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Jonuzi u shpreh i lumtur me rezultatin.

“Ka qenë lojë shumë e rëndësishme si startuese dhe duke e respektuar Drenicën, patëm vështirësi, sepse ne s’kemi luajtur në fushë natyrale që kohë të gjatë, njëjtë ndoshta për dy palët, duke stërvitur gjithmonë në sintetikë dhe duke na bërë ngarkesë të jashtëzakonshme”, deklaroi Januzi.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

”Por, e ç’bllokuam ndeshjen që në pjesën e parë duke e marr iniciativën. Në pjesën e dytë na ra pak ritmi, por megjithatë shkojë mirë dhe jemi të kënaqur me këtë fitore prej tre golave në epërsi”.

”Tani na pret kampionati, ndeshja me Ferizajn dhe gjithçka ndryshon nga ndeshjet e Kupës”.

”Duhet përqendrim maksimal që mos të lëmë pikë dhe të kemi vazhdimësi vetëm për fitore duke mos dashur të nënçmojmë asnjë skuadër tjetër”, shtoi ai.

Januzi me dy golat e sotëm arrinë në 24 gola me fanellën e Prishtinës. /Gazeta Olle/

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)