Ligue 1 i bën bujë sezonit të Edon Zhegroves me Lille, nxjerr disa nga driblimet më të bukura

Faqja zyrtare e Ligue 1 në Facebook, ka nxjerrë një video me driblimet më të bukura të Edon Zhegrovës deri në këtë fazë të kampionatit.

Zhegrova po kalon në një formë të shkëlqyer në Francë, duke qenë një ndër figurat kyçe tek ekipi i Lille.

24-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 16 ndeshje të luajtura deri më tani në elitën e futbollit francez.

Një ndër ndeshjet më të mira të sulmuesit kosovar këtë edicion, ishte padyshim ajo ndaj Paris Saint-Germainit, në të cilën Zhegrova kompletoi plotë pesë driblime, duke dhuruar një ‘show’ për tifozët e pranishëm në stadium.

Zhegrova po luan sezonin e tij të tretë me fanellën e Lille, teksa ishte bërë pjesë e tyre në janar të vitit të kaluar nga Bazeli, për shumën e shtatë milionë eurove.

Paraqitjet e tij të mira me klubin patën një ndikim pozitiv edhe jashtë fushës.

Kjo pasi vlera e kartonit të Edon Zhegrovës u rrit për dy milionë euro nga Transfermarkt dhe tani kartoni i tij kushton plotë 10 milionë euro.

Në rast se Zhegrova vazhdon me këtë formë në vazhdimësi, atëherë nuk do të ishte befasi që ai gjatë verës të transferohej tek ndonjë klub më i madh.

Sot zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare