Liga Unike vazhdon me dy çerekfinalet e radhës

Liga Unike sot (e mërkure) në program do t’i ketë dy ndeshje mjaft interesante.

Dita e dytë e ndeshjeve të “Final 8” në Ligën Unike nis me duelin e zjarrtë mes dy skuadrave nga Shqipëria, Goga Basketit dhe Tiranës të cilat mes tyre do të diskutojnë edhe kalimin në raundin tjetër. Kjo ndeshje interesante fillon nga ora 16:00.

Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina do të synoj që të shtoj në kabinetin e saj edhe trofeun e parë dhe jubilar të Ligës Unike.

Mirëpo për ta bërë një gjë të tillë së pari duhet të kaloj rivalët e përbetuar të Golden Eagle Yllit. Ndeshje që fillon në ora 19:00.

Dy ndeshjet e çerekfinaleve të Ligës Unike do të luhen në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.

Ndryshe, Peja pas fitores së djeshme u kualifikua në gjysmëfinale dhe Rahoveci po ashtu kaloi tutje në fazën e gjysmëfinales pas tërheqjes nga gara të skuadrës nga Durrësi, Teuta.