Liga Unike: Trepça fiton me lehtësi ndaj Kamzës

Trepça me lehtësi kalon në gjysmëfinale

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Kamzës me rezultat 90:46 (25:13, 22:9, 23:9, 20:15), në çerekfinalen e parë të Liga Unike Lajthiza, që ka filluar në Vlorë.

Trepça të premten në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina, që zhvillohet të enjten.

Takimi i dytë i sotëm është ndërmjet Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli, derisa para saj do të jetë ceremonia hapëse e Final 8.

Toni Kroos vazhdon kontratën deri në vitin 2025 me Real Madridin

Në Çair, Shkupi pret rivalët e urryer të Vardarit